Shorti në KED, Meta: Suksese anëtarëve në përmbushjen e detyrës siç ligji dhe Kushtetuta sanksionon

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka uruar anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zgjdhur këtë të premte në ambientet e Presidencës, i cili do të funksionojë me këta të fundit nga 1 janari i vitit 2022 deri në 31 dhjetor të po këtij viti. Teksa i ka uruar për postet drejtuese, Meta përmes një reagimi në profilin zyrtar thekson se i gjithë procesi u mbajt në transparencë të plotë, duke përmbushur detyrës ashtu siç Kushtetuta e kërkon.

“Me transparencë të plotë, në prani të përfaqësuesve të të gjitha institucioneve të përfshira në proces dhe me pjesëmarrjen e mediave të interesuara, që transmetuan live gjithçka, zhvilluam sot në Institucionin e Presidentit të Republikës procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2022. Ju uroj anëtarëve të sapozgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, shumë suksese dhe përmbushjen e detyrës, me përgjegjësi dhe integritet të lartë, ashtu siç ligji dhe Kushtetuta sanksionon”, shkruan Meta.

%d bloggers like this: