Paralajmëron rrjeti evropian i OST/ Kriza energjitike e Kosovës mund të rrezikojë të gjithë Evropën!

Rrejti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike, paralajmëroi të enjten, se kriza e përshkallëzuar energjitike ne Kosovë, mund të rrezikojë furnizimin e gjithë Unionit/ Shumica e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga dy termocentrale të vjetra me qymyr, dhe normalisht vendi importon 10-15% të energjisë elektrike, por kjo shifër është rritur në 40% gjatë krizës aktuale.“Si pasojë, Kosova po importon energji që nuk ishte planifikuar në tregje”, i tha Reuters-it ky Rrjet i cili përfaqëson operatorët e transmetimit të energjisë elektrike në mbarë Evropën.Operatorit të Sistemit, dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), i është kërkuar që ta mbajë të ekuilibruar sistemin e energjisë elektrike pasi është detyrim thelbësor kontraktual ndaj OST-ve të tjera në Evropën Kontinentale”. Kriza, që e ka përfshirë gjithë Evropën ka bërë që vendet të përballen me rritje të çmimeve të gazit dhe energjisë elektrike, për shkak të rritjes së kërkesës për rrymë.Në Kosovë, kjo situatë është përshkallëzuar jo vetëm se prodhimi vendor është i pamjaftueshëm për t’iu përgjigjur nevojës së lartë për rrymë, por edhe se blloku “B2” i Termocentralit “Kosova B” është jashtë funksionit tash e sa ditë, ndërsa një ekspert gjerman është angazhuar për ta mbikëqyrur riparimin në turbinat e këtij termocentrali.Kjo situatë po e detyron Kosovën të importojë shumë më tepër energji se normalja. Në këtë situatë, Kuvendi i Kosovës të mërkurën ka shpallur gjendje emergjente të energjisë në vend, duke e miratuar vendimin e Qeverisë për masat emergjente për kufizim të furnizimit me energji, duke i bërë të ligjshme reduktimet. Kryeministri Albin Kurti tha të hënën se në këtë situatë nuk ka zgjidhje të mirë.“Ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë.”Si pasojë e ngritjes së çmimit të rrymës në botë dhe mbingarkesës në vend gjatë dimrit, ditëve të fundit në Kosovë ka pasur reduktime të energjisë elektrike.

%d bloggers like this: