Omicron ndryshon planet/ Kryeqytetet botëror anulojnë festimet dhe shfaqjet me fishekzjarre

Nëse në Shqipëri masat kufizuese mbetetn të njëjta edhe pas mbërritjes së varinatiit të I të cOvid-19 në vend,  madje ne date 31 dhjetor nukk do të ketë as orë policore, krejt e kundërta ndodh në Evropë e Botë. Përhapja me shpejtësi e këtij mutacioni, sidomos ne muajt e fundi, ka bërë që shumë kryeqytette botërore të anulojnë festimet për natën e ndërrimit të viteve. Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka bërë me dije se do të anulohen festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri të planifikuara, pra nuk do të ketë fishekzjarret këtë vit që të shkëlqejnë mbi Akropol.Nga 24 dhjetori deri më 3 janar në Greqi është bërë i detyrueshëm edhe përdorimi i maskës në çdo ambient.Gjermania do të vendosë kufizime të rrepta për të kufizuar përhapjen e koronavirusit nga 28 dhjetori, mes të cilave do të ndalojë edhe mitingjet në natën e Vitit të Ri. një vendim i tillë do të bëjë që këtë fundvit të mos kemi fishekzjarrë në Berlin dhe as në vende të tjera të mbushura me njerëz, si në Mynih dhe Frankfurt. Edhe ne Skoci, për shkak të përhapjes së Covid , do të ndalen festimet e festës së ndërrimit të viteve Londra është një tjetër kryeqytet evropian që do të ndalojë festimet e planifikuara për natën e Vitit të Ri për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron.Në Nju Delhi Qeveria ka njoftuar ndalimin e të gjitha festivaleve sociale, kulturore, politike dhe festivale deri vonë për shkak të rritjes së rasteve me Covid.Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid, Parisi ka vendosur që të anulojë shfaqjen tradicionale të fishekzjarreve mbi Avenue des Champs-Elysées. Kryeministri francez Jean Castex, njoftoi të premten anulimin e ngjarjeve publike, ndërsa këshilloi personat e vaksinuar të bëjnë një testim përpara natës së Vitit të Ri.Roma është ndër qytetet që kanë vendosur të anulojnë eventet e tyre për shkak të shqetësimeve për Covid-in.Kryeqyteti i Tajlandës do të mbajë festimet e tij, por do të marrë masa shtesë sigurie. Sipas Bangkok Post, lejohen vetëm ngjarjet në natyrë dhe pjesëmarrësit duhet të vaksinohen plotësisht, t’i nënshtrohen një testi të shpejtë deri në 72 orë përpara dhe të regjistrohen në një platformë të dedikuar.

%d bloggers like this: