Miratohet kredia 60 mln për pandeminë/ Vasili: E palogjikshme, nuk mund të kërkohet mbështetje buxhetore për vitet e kaluara

Komisioni i Shëndetësisë maratoi projektligjin për marrjen e një huaje në vlerën e 60 milionë eurove nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës për pandeminë, të cilën e ka kundështuar numri dy i LSI Petrit Vasili, i cili e ka quajtur të palogjikshme për sa kohë flietet për vtitet që kemi lënë pas. Ai shtoi më tej mostransparenca e qeverisë për këtë hua të marrë, ngre dyshime se kjo shumë nuk do të shkojë në mbështetje të qytetarëve por në xhepat e oligarkëve. ‘Kjo kërkesë për mendimin tim është e palogjikshme, pasi nuk mund të kërkohet mbështetje buxhetore për vitet që kanë kaluar. Nuk është specifikuar se për çfarë do të përdoren këto 60 milionë euro kredi, nuk mund të marrësh borxh duke thënë se “kushedi si na vjen halli””, tha Vasili.

Qeveria e udhëhequr nga Rama po merr borxh për përballimin e pandemisë, por deri më tani asnjë familje shqiptare nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim lidhur me shumat e majme që kanë shpezuar për kurim, një pjesë e tyre që janë zhytyr edhe në borxhe. Jo vetëm qytetarët e thjeshtë por edhe vetë mjekët janë përballur me mungesë pasijesh për luftën ndaj Covid duke rrezikuar seriozisht shëndetin. E gjithë kjo rrëzon propagandën e qeverisë se kanë përballuar apo po luftojë për të mundur Covid.

%d bloggers like this: