Merkel le detyrën pas 4 mandatesh/ Basha: Një shembull frymëzues, Shqipëria, Kosova përjetë mirënjohëse

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar reagimeve lidhur me ikjen nga detyra pas 4 mandateve të qëndrimit në pushtet të kancelares gjermane Angela Merkel. Përmes një reagimi në rrjetet sociale Basha ka shprehur falënderimet dhe mirënjohje për Merkelin, ndërsa vlerëson përshkushtimin e kësaj të fundit në kapërcimin e kriza politike dhe ekonomike të vende të ndryshme të Europës. “Falemnderit Angela Merkel! Lidershipi juaj, në kohëra shumë të trazuara që kaloi bota, është një shembull frymëzues. Angazhimi juaj e bëri Europën më solidare, të bashkuar dhe të aftë të kalojë kriza jo të lehta. Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët do të jenë përjetë mirënjohës për vëmendjen tuaj. Gjithë të mirat në jetën tuaj dhe suksese në angazhimet e ardhshme”- shkruan Basha ne Facebook.

%d bloggers like this: