Merkel largohet nga skena politike, Berisha: Gruaja më e shquar e Gjermanisë, shpëtoi disa vende të BE nga kriza financiare

Teksa një nga drejtueset me më potencial në Gjermani Angela Merekel le detyrën e saj si udhëheqëse e këtij rajoni, pas plot 16 vitesh, largimin e saj e kanë përshëndetur një serë drejtuesisht të politikës, ku një ndër ta është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili vlerëson me mirënjohje të thellë përkushimin e këaj të fundit në zgjdhijen e probleme dhe krizave jo vetëm për vendet pjesë e BE, por edhe më gjerë. “Sot Anxhela Merkel, gruaja me e shquar e kombit te saj ne te gjitha kohrat dhe njera nga kancelaret me te suksesshme ne historine e Gjermanise dorezoi pas 4 mandatesh detyren kancelarit te ri Olaf Scholz. Nen drejtimin e saj te mencur Gjermania vetishem mori udheheqjen politike te Europes, Bashkimit Europian.  Ajo me vendosmeri, urtesi dhe mençuri shpetoi disa vende te BE nga kriza e rende financiare dhe parandaloi pershkallzime konfliktesh ne kontinentin tone. “

Berisha vlerësoi ndër tjera edhe përpjekje e saj për nisëm e Procesit të Berlinit, i cili si një nismë gjithpërfshirëse synon integrimin në Union të vendve të Ballkanit Perëndimor.   “Zonja Merkel me Nismen e Berlinit ishte nje avokate e interesave dhe aspiratave Europiane te popujve te vendeve te Ballkanit Perendimor.  Keto aspirata nuk njohen perparimin e duhur per shkak te klikave te gangsterve ne pushtet Beograd- Tirane, Vuçiç-Rama, te cilet per te ruajtur pushtetin e tyre, zhbene standartet europiane dhe bene gjithçka si te papergjegjshme te zevendesojne ne funksion te serbomadhise procesin e Berlinit me aleancen trilaterale Beograd-Tirane-Shkup te rrezikshme per paqen dhe stabilitetin e rajonit. Sot mbare shqiptaret duhet ti jene thellesisht mirenjohes kancelares Merkel per ndihmen tejet te cmuar ekonomike, financiare e te gjitheanshme qe ajo dhe vendi i saj i madh i kane dhene ne keto 16 vite Shqiperise dhe Kosoves por ne veçanti per qendrimin e saj te prere e vizionar kunder ndarjes dhe coptimit te Kosoves me te cilin ajo shmangu ndezjen e nje konflikti te ri ne rajonin tone.”

Në përfundim tës hkrimit të tij Berisha uron suksese kancelarit të ri Scholz.

%d bloggers like this: