Mbledhja Kuvendit të PD me 11 Dhjetor/ Vora, Rrogozhina dhe Kavaja verifikojnë para mediave firmat e delegatëve

Ahtu siç ishte parlajmëruar një ditë më parë, në vijim të transparencës të mbi 4200 firmave të delegatëve për Mbledhjen e Kuvendit Kombetar me 11 dhjetor,  mbeshtetësit e nismës Foltorja të liderit historik të PD në Vorë Kavajë e Rrogozhinë publikuan këtë të premte, emrat e firmetarëve. Sekretari organizativ i degës së PD-së në Vorë, Lulzim Vrana, tha se 83 % e delegatëve  i besojnë  Kuvendit të Jashtëzakonshmëm, dhe të ardhmen e Partisë, Sali Berishës. Edhe në Kavajë shumica dërrmuese e demokratëve, kanë shprehur vullnetin e tyre për thirrjen e Kuvendit Kombetar me 11 dhjetor, me shpresën se do të rithemelojë këtë parti.

Ndërkohë në Rrogozhinë, nga 85 delegatë, prej të cilëve 5 janë jashtë shtetit, kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit, 51 prej tyre, e thënë ndryshe mbi 605

Delegatët firmëtarë në Tiranë e rrethe, e cilësojnë 11 dhjetorin si ditë shprese për  PD. Publikimi i emrave të firmetarëve bëhet në kuadër të transperences, në një kohë që drejtuesit e selisë blu, hedhin akuza mbi vertetësinë e mbi 4200 firmave.

 

 

%d bloggers like this: