Fitoi zgjedhjet lokale/ Përparim Rama merr zyrtarisht detyrën e kryetarit të Prishtinës

Përparim Rama mori këtë të marë zyrtarisht detyrën e kreut të Komunës së Prishtinës, si fitues i zgjdhjeve lokale të 17 tetorit në shtetin tjetër shqiptar, Kosovë. Rama ka dhënë betimin para anëtarëve të asamblesë komunale të Prishtinës, teksa u zotua se pavarësisht sfidave me vullnetin e madh do ta shndërrojë Prishtinën në një qytet të jetueshëm për të gjithë banorët e saj. “Të nderuar asamblistë, si kryetar i Prishtinës, do të bashkëpunoj me secilin prej jush, për të mirën e kryeqytetit, për Prishtinën. Nga sot, ne iu përvishemi punëve. Prishtina do të jetë qytet i fëmijëve, të moshuarave, prindërve, sportistëve e artistëve,” tha Rama.

Rama ka thënë se ndjehet mirënjohës për të gjithë qytetarët e Prishtinës në çdo lagje e fshat. Kryetari i ri i Prishtinës i ka bërë ftesë shoqërisë civile dhe partive politike që t’i bashkëngjiten në qeverisjen e tij për Prishtinën. Detyra e të parit të Prishtinës u dorëzua nga ish-kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti, i cili mori pjesë edhe në ceremoninë e betimit të Ramës dhe asamblistëve. Nga 51 asamblistët e zgjedhur, në seancë morën pjesë 48. Munguan Arben Vitia, Daut Haradinaj dhe Rinë Limani.

%d bloggers like this: