Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit/ Basha: Ka varfëruar shqiptarët, koha për vetting në politkë

Kryedemokrati Lulzim Basha në ditën Ndërkombëtare kundër korrupsionit, ka folur mbi këtë të fundit në politikë, i cili sipas tij ka ndikur drejtpërsëdrejti në vafërimin e shqiptarëve, e për pasojë në largimin e tyre drejt vendeve të Be, në kërkimim të kushteve më të mira jetësore. Përmes një reagimi në rrejtet sociale Basha shkruan se shpopullimi, dëmtimi i demokracisë dhe vafëria janë faktorët kyç që po vrasin besim tek ardhmja si pasojë e politikave të keqqeverisjes aktuale, ndaj ai thekson se ka ardhur tashmë koha që politika të pastrohet nga njerëzit e lidhur me krimin, me qëllim që të rritet mirëqenia në vend.

“Arsyeja pse fatkeqësisht Shqipëria renditet gjithmonë e më shumë e fundit për gjërat që ua lehtësojnë jetën shqiptarëve dhe e para për ato që ua bëjnë të pamundur atë, është korrupsioni. Është korrupsioni që varfëron qytetarët, që dëmton demokracinë, që shpopullon vendin, që vret besimin tek e ardhmja. Ndaj këtë 9 Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, përballë kapjes së shtetit nga paligjshmëria dhe pandershmëria, është koha për një angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë për të ecur me vendosmëri përpara në përballjen me korrupsioni dhe të korruptuarit, për pastrimin e politikës nga abuzuesit dhe njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin, për një politikë të pastër në shërbim të familjeve shqiptare dhe mirëqënies së tyre.”

 

%d bloggers like this: