Berisha pritet me entuziasëm në Vlorë, Basha braktiset në Dibër/ Në sallë edhe socialistë

Në të njëjtën kohë që nismetari për rithemelimin e PD, Sali Berishes, i  rezervohej në Vlorë pritje madhështore, në Dibër, kryetari i shkarkuar Lulzim Basha, u braktis nga demokratet. Ai paralajmeroi  se takimi i se merkueres, ishte kerkuar nga baza, por nga pamjet qe jane publikuyar ne media, salla ku do te mbahej takimi eshte thuasjse e boshatisur.  Burime jozyrtare bejne me dije se bashkë me Bashën në qytetin e Peshkopisë kanë mbërritur njerëz të importuar nga Tirana apo qytetet fqinje si Bulqiza dhe Burreli, por megjithatë  sërish mungoi entuziazmi. Sakaq, demokratët denoncojnë një skandal edhe më të madhe. Sipas tyre, salla po mbushet me njerëz të Partisë Socialiste. Mes tyre është edhe Haxhi Cerri, babai i Agron Cerrit, kryetarit të PS në Dibër.Megjithatë e gjithë kjo ndodh larg syrit të kamerave, pasi Lulzim Basha ka kërkuar që  në takim të mos ketë gazetarë, por të rregjistrohet, përpunohet e më pas të publikohet në medie.

%d bloggers like this: