‘Ballkani i Hapur’ rikthen Jugosllavinë, ish-deputetja e LDK: Kundër paktit Rama-Vuçic/ Thikë pas shpine për Kosovën

Në protestën e thirrur kundër vizitës Vuçiç dhe aferës inceneratorëve, foli edhe ish-deputetja e LDK-së, Melihate Temkolli, e cila deklaroi se gjithë shqiptarët janë kundër këtij pakti Rama-Vuçiç që synon rkthimin e Jugosllavisë së madhe, duke lënë jashtë Kosovën dhe vendet e tjera. Ajo e quajti këtë nismë si një thikë pas shpine për Kosovën, projektin e ‘Ballkanit të hapur’.  Sipas saj Shqipëria dhe Kosova do të jenë gjithmonë bashkë dhe jo të përçahen nga ndikim serb.

‘Ne do ta kundërshtojmë gjithmonë Ballkanin e Hapur, këtë pakt Rama-Vuçiç që do të thotë Jugosllavia e Re. Në nuk do ta lejojmë sepse ëhstë Kosova janë shqiptarët kudo që janë. Vuçic është një nga kritikuesit më të mëdhenj të Millosheviçit, e kritikon pse juk e shfarosi Kosovën. Kamë dëgjuar Sorosianët e ri se nëse Serbia njeh Kosovën ne do të pranojmë Ballkanin e Hapur. Por edhe po e njohu Serbia Kosovën ne nuk do ta njohim Ballkanin e Hapur. Rama bën mirë ta shpallë nul këtë pakt. Shqiptai ka dy liderë dhe prijës historik, të madhin Presidentin Doktor Ibrahim Rugova, Prijësin dhe Liderin Historik aktual të madhin Sali Berisha’, tha Temkolli.

%d bloggers like this: