Apeli le në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda/ 14 vite burg bandës së Shullazit

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke vendosur masën e dënimit me 14 vite burg për Emiljano Shullazin të akuzuar për grup të strukturuar kriminal. Masa e dënimit është është përcaktuare dhe për bashkëpunërorët e tij në seancën e ditës së sotme, ku sipas Gjykatës Endrit Qyqja është dënuar me 10 vite burg, Endrit Zela po ashtu me 10 vite dhe Blerim Shullazi me 9 vite burg. Të pranishëm në gjykatë ishin vetëm të pandehurit pa avokatët e tyre mbrojtës. Në seancën e shkuar, trupi gjykues mori vendim ta zhvillojë seancën pa praninë e avokatëve, mungesa e të cilëve kishte penguar disa herë procesin. Të njëjtat dënime u dhanë dhe nga Gjykata për Krime të Rënda në vitin 2018. Të pandehurit, sipas prokurorisë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë shantazhuar Ylvi Beqjan duke i marrë 550 mijë euro dhe 30% të ish-hotel “Vollgës” në Durrës. Gjithashtu kanë kërcënuar biznesmenin Jani Zakën me qëllim marrjen e një parkimi. Këto vepra penale, sipas Gjykatës, i kanë kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

%d bloggers like this: