Zgjedhjet lokale/ Ish-ministri Manjani: Kosova voton demokratikisht, Shqipëria nga monizmi në monizëm

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një reagimi në profilin zyrtar ka komentuar procesin e zgjedhjeve lokale të mbajtura ditën e djeshme në Kosovë, duke theksouar se kjo e fundit tregoi edhe një herë se si respekton demokracinë, duke lënë të lirë popullin të vendo se kë dëshiron të jetë në pushtet.

“Kosova voton. Pushteti atje ndryshon. Politika lëviz. Kryetarët ikin. Askush nuk e ka me tapi. Kosova voton demokratikisht pa pyetur asnjë ambasador si, kur e përse! Votohet shpesh. Populli realisht vendos. Me votë të bëjnë Kryeministër. Por një vit më pas të heq karriken. Vota ndryshon pushtetin, pa asnjë diskutim! Me votë Kosova na tregon se si ndryshon vendimmarrja në rrugë demokratike. Demokracia nuk njeh as mandate e as afate”, shkruan Manjani në një postim në rrjetet sociale.

Ndërsa heq një paralele me zgjedhjet në Shqipërinë, Manjani shkruan se vendi ynë ndeyshe nga Kosova ecën nga monizmi në monizëm.

“Në Shqipëri….. lëre fare më mirë! Krahasimi është zhgënjyes…  Nga monizmi në monizëm. Nga humbja në humbje. Asgjë nuk ndryshon. Votoni ju sa të doni, por hiçgjë ndryshoni. Skeni gjë në dorë. Pse në Kosovë jetoni ju që të ndryshoni pushtetin me votë dhe shpesh?! Ja si zgjedhohet folja “votoj” në shqip: Unë votoj. Ti voton. Ai/Ajo vendos. Ja dhe në shumës, pluralizëm medemek: Ne votojmë. Ju votoni. Ata vendosin. Zgjedhjet janë votime dhe mezi bëhen një herë në katër vjet si kampionati botëror i futbollit”, shtoi ish-ministri.

Kujtojmë që Kosovë është vlerësuar edhe në raundin  e parë nga përfaques ndërkombëtarë mbi procesin demokratik zgjedhor, ndryshe nga Shqipëria ë cila është krituar për manipulim të vullneitt të lirë të qytetarëve.

%d bloggers like this: