Verilindja dhe juglindja mbulohen nga bora/ Lura dhe Trebishti izolohen, në disa fshatra mungon energjia elektrike

Ulja e ndjeshme e temperaturave prej dy ditësh ka bërë që disa zona të vendit në veri dhe jug të zbardhen nga reshjet e para të borës, prania e të cilave ka sjellë probleme si nga mungesa e nergjisë eletrike po ashtu edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në akse të ndryshme rrugore. Në Peshkopi bora ka shtruar deri në 15 cm lartësi. I gjithë qarku i Dibrës është përfshirë nga reshjet e dëborës. Në zonat e thella, trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 cm.

Ndërsa në disa fshatra raportohet për mungesë të energjisë elektrike, pasi janë këputur telat dhe janë shembur shtyllat. Ka një situatë problematike në Lurë, e cila për momentin është izoluar. Po kështu qarkullimi është bllokuar në Trebisht dhe disa fshatra të njësisë së Ostrenit.

Po ashtu edhe në juglindje të vendit bora ka zbardhur kudo.

Në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë ka pasur prezence te bores, deri tani nuk raportohet për probleme ne rrugë, por drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes. Zona turistike e Dardhës është zbardhur, ku trashësia e borës ka shkuar deri në 30 cm. Krahas reshjeve të shiut, edhe rajoni i Lezhës është përfshirë dhe nga reshje debore. Dëbora ka zbardhur malet edhe në zonat e ulëta. Sipas raportimeve në njësinë administrative Ungrej trashësia ka arritur deri në 20 cm, por deri tani nuk raportohet për problematika.

%d bloggers like this: