U përurua sot nga kryeministri Rama/ Dhjetëra automjete e qytetarë të bllokuar në Rrugën e Arbërit

Rruga e Arbërit, e përuruar vetëm këtë të hënë, në inagurimin e së cilës ishte edhe kryeministri Rama, jo vetëm nuk solli përmirësimin e qarkullimin dhe  shkurtimin e kohës, por është bërë shkak  për bllokimin e dhjetëra automjeteve dhe qytetarëve, si pasojë e borës dhe e ngrincace, Mësohet se drejt Qafë-Murrizit ku ka ndodhur dhe bllokimi i qarkullimit janë nisur tre borëpastruese si dhe forcat e policisë së Burrelit.

Megjithatë është pothuajse e pamundur futja e borëpastrueseve për shkak se të dyja krahët e rrugës janë të bllokuara nga makinat që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.

Ndërkohë një automjet ka rrëshqitur për shkak të ngricës dhe ka përfunduar i batuar anës rrugës

%d bloggers like this: