Tragjedia në Bullgari dhe MV/ Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken mesazh ngushëllimi

Mesazhe solidarizuese me Maqedoninë e Veriut, kanë mbërriur nga SHBA, tek BE, e deri tek vendet e rajonit. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shprehu ngushëllime nga ana e DASH dhe popullit amerikan për tragjedine në Bullgari, ku si pasojë e përfshirjes nga falkët të një autobusi 46 perona humbën jetën dhe 7 mbetën të plagosur.“Departamenti i Shtetit dhe Populli Amerikan shpreh ngushëllimet tona të thella për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe zjarrin në shtëpinë e të moshuarve. Zemra jonë është për të gjithë ata që janë në zi, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”- shkuan ai në një postim në Twitter.

%d bloggers like this: