TJETËR NGARKESË TRAFIKU/ “ARRSH” NJOFTON DEVIJIMIN E LËVIZJEVE NË UNAZËN LINDORE TË TIRANËS

Një tjetër problematikë i shtohet trafikut, tejet të rënduar javët e fundit në Kryeqytet. Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën me dije se, duke filluar nga sot do të ketë një devijim të trafikut në Tiranë. Bëhet fjalë për punimet në unazën lindore ku, duke filluar nga dita e shtunë për 14 ditë do të jenë i bllokuar kalimi nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës.

Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drej trrugës “Ali Shefqeti”. Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga Farka në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit.

Në sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, duke filluar që nga data 13.11.2021 është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh. Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut. Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.

%d bloggers like this: