Skanadali me detyrën/ Kryeparlamentarja norvegjeze Hansen jep dorëheqjen nga posti

Kryetarja e parlamentit norvegjez Eva Kristin Hansen dha dorëheqjen dje pasi u zbulua se parlamenti po paguante apartamentin e saj në Oslo edhe pse prej vitesh ajo kishte një shtëpi me të shoqin pranë kryeqytetit.

“Është e paqëndrueshme që parlamenti të ketë një president që po hetohet nga policia”, tha Hansen për televizionin norvegjez NRK. Politikanja 48-vjeçare u fut nën llupën e hetimit pasi u zbulua se mund të ketë në dispozicion një apartament parlamentar për përdorim në kryeqytet, edhe pse ka një shtëpi pranë Oslos.

Megjithatë, ajo është e regjistruar për të jetuar në Tromsoe, prandaj ka të drejtën e një apartamenti në kryeqytet.Hansen thotë se ajo i ka keqinterpretuar rregullat, gjë që duket se u ka ndodhur edhe disa politikanëve të tjerë norvegjezë, sipas agjencisë dpa. Kështu në shtator, ministri i familjes Kjell Ingolf Ropstad dha dorëheqjen pasi mësoi se ishte regjistruar në një adresë me prindërit e tij edhe pse jetonte me familjen e tij në Oslo.

%d bloggers like this: