Shkëputet nga udhëheqja e Mbretëreshës Elizabeta II/ Barbados bëhet republika më e re në botë

Barbadosi një ishull i vogël që shtrihet në lindje të Karaibeve dhe në veri të Amerikës Jugore, jo shumë larg Venezuelës, u bë republika më e re në botë duke u shkëputur kështu nga udhëheqja e Mbetëreshës Elizabet II, nga pozita e lideres. Në një ceremoni të zhvilluar në kryeqytetin Brixhtaun, Dama Sandra Mason është betuar si presidente dhe i pranishën në këtë organizim ishte edhe Princi Charles. “Krijimi i kësaj republike ofron një fillim të ri. Nga ditët më të errëta të së kaluarës sonë dhe mizorisë së tmerrshme të skllavërisë, që e njollos gjithmonë historinë tonë, njerëzit e këtij ishulli e shtruan rrugën e tyre me guxim të jashtëzakonshëm”, tha ai.  Pasi vitin e kaluar e kishte publikuar vendimin për t’i ndërprerë lidhjet me monarkinë britanike vitin e kaluar, Kryeministrja e Barbadosit, Mia Mottley, e cila e udhëhoqi ceremoninë, tha se ka ardhur koha që Barbadosi ta lërë plotësisht prapa të kaluarën koloniale. Kjo epokë e re për Barbadosin i jep fund ndikimit të Britanisë, duke përfshirë më shumë se 200 vjet kur ishulli ka qenë qendër për tregtinë transatlantike të skllevërve. Barbadosi është ishulli që ka sipërfaqe prej 439 kilometrash katrorë dhe sipas vlerësimit të vitit 2019, ka rreth 287 mijë banorë. Shumica e popullsisë kanë prejardhje afrikane. Barbadosi njihet si destinacion i popullarizuar turistik.

%d bloggers like this: