Sali Berisha për VOA-n: Rithemelojmë PD, jo parti të re

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-kryeminstri Sali Berisha ka folur rreth aksionit të tij politik i njohur ndryshe si ‘Foltore’. Berisha ka theksuar se nuk do të ketë asnjëherë një parti të re, por një rithemelim të Partisë Demokratike, një ridemensionim të opozitës, vendosje të rregullave dhe zbatim të tyre. Një demokraci e brendshme funskionale janë premtimet e Berishës për lëvizjen e tij. Intervista e dhënë për Zërin e Amerikës do të transmetohet në oren 18.

“Statuti i PD parashikon të drejtën e 1/4 të delegatëve të PD për të mbledhur Kuvendin. Nuk janë mbledhur 2 mijë, por 4200 të dorëzuara dhe tani po arrin 5 mijë firma, në mënyrë që Kuvendi të ketë jo vetëm firmat për t’u mbledhur, por të ketë edhe arritjen e mazhorancës. Arritja e mazhorancës e tmerron Bashën, sepse ai e di që aty ai e ka të humbur  dhe ai ka zgjedhur mohimin e firmave. Parti të re? Kurrë. Përkundrazi. Rithemelim i PD, shndërrimi i saj në një opozitë të vërtetë për të cilën ka nevojë jetike vendi“, shprehet Berisha për ‘VOA’-n.

 

%d bloggers like this: