Sali Berisha njofton “Foltoren” e radhës në Kuçovë, ja mesazhi drejtuar demokratëve

Pas takimit entuziastë që kishte me mbështetësit e tij në Burrel, Sali Berisha ka njoftuar se ditën e Enjte, “Foltorja” do të zhvendoset në Kuçovë. Lajmine e ka bërë të ditur vetë lideri histroik i PD, në një reagim në profilin zyrtar e ndërsa ka ftuar demokratët t’i bashkohen pasi vetëm të bashkuar do të fitojnë. “Neser diten e enjte me daten 25 nentor ne ora 17:00 ne Kinemane e qytetit Kuçove do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj te gjithe demokratet dhe demokratët e Kuçoves te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!”, shkruan Berisha në facebook. Prej muajsh Berisha ka organizuar takime nga veriu në jug, me nisëm sipas tij për të krijuar opozitën e vërtetë që do të rrëzojë Edi Ramën.

%d bloggers like this: