Rrëzohet avioni ushtarak në Azerbajxhan, ndërrojnë jetë 14 persona, lëndohen të tjerë

Rrëzimi i një avioni ushtarak në Azerbajxhan ka shkatuar 14 humbje jete nga ekuipazhi dhe lëndimin  e disa personave të tjerë. Lajmin e bëri me dije shërbimi kufitar shtetëror i vendit të Kaukazit Jugor. Mediat e huaja bëjnë me dije se një helikopter ushtarak që i përkiste Shërbimit Kufitar Shtetëror të Azerbajxhanit (SBS) u rrëzua teksa kryente fluturime stërvitore në hapësirën ajrore Garaheybat në rajonin Khizi pranë kryeqytetit të Azerbajxhanit, Baku.

Si pasojë e aksidentit, shumë njerëz kanë humbur jetën dhe disa janë lënduar, tha SBS. Sipas disa medieve që cituan raportin e agjencisë së lajmeve RIA, rreth 14 persona vdiqën gjatë incidentit dhe dy të tjerë pësuan lëndime. “Sot, rreth orës 10:40 (GMT), një helikopter ushtarak i Shërbimit Kufitar Shtetëror u rrëzua gjatë fluturimeve stërvitore në rajonin Khizi”, thuhet në deklaratë.

%d bloggers like this: