Qëndrimi i Bullgarisë për çeljen e negociatave/ Meta: Inkurajoj çdo hap që na çon në BE

Qendrimi i Bullgarise, e cila ka priopozuar nisjen sa me pare te negociatave te anetaresimit te Shqiperise ne BE, eshte mbeshtetur kete te marte nga Presidenti i Republikes Ilir Meta. Permes nje reagimi ne profilin zyrtar, Meta shkruan se inkurajon çdo hap që synon integrimin europian te vendit. Po ashtu Meta shprehet me bindje se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, qoftë në zbatimin e reformave edhe në arritjen e një marrëveshje historike si ajo e Prespës. “Përparimi i secilit vend në bazë të meritave individuale ka qenë një nga parimet kyç të miratuara në Samitin e Selanikut në vitin 2003.Do të vazhdoj të mbështes dhe inkurajoj çdo hap, që na çon sa më parë drejt anëtarësimit europian, në përmbushje të objektivit tonë strategjik kombëtar.E përshëndes qëndrimin dinjitoz të autoriteteve maqedone për të vijuar të palëkundur në kursin pro-europian të reformave që u shërbejnë qytetarëve dhe aspiratës për anëtarësim në BE.” shkruan Meta.

%d bloggers like this: