Propagandë, Rruga e Arbrit nuk ka përfunduar/ PD: Qeveria tallje me dibranët, të tregojë për tarifën 8 euro për një udhëtim

‘Propagandë e qeverisë’, kështu e ka cilësuar deputetja e PD për qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi deklaratën e kryministri Edi Rama, cili  tha se Rruga e Arbrit është hapur, në një kohë që sipas demokrates kjo  efundit nuk ka përfunduar ende. Sipas saj, nxitimi për të shpallur, në ditën e ndarjes së shqiptarëve, hapjen e Rrugës së Arbrit, kur rruga akoma nuk ka mbaruar sipas kontratës, është, më e pakta, tallje me dibranët.

“Nxitimi për të shpallur, në ditën e ndarjes së shqiptarëve, hapjen e Rrugës së Arbrit, kur rruga akoma nuk ka mbaruar sipas kontratës, është, më e pakta, tallje me dibranët. Dështimi i qeverisë për të mbajtur premtimin e përfundimit të rrugës në prill dhe dështimi i premtimit për ta përfunduar rrugën në fund të këtij viti nuk mund të mbulohet nga propaganda e qeverisë.”- shkruan Çupi ndërsa shton se e vërteta është se rruga që na ka kushtuar 400 miliardë lekë është e papërfunduar dhe hapja e sotme është propagandistike.

Ajo kërkon nga kryeministri Rama që t’u thotë dibranëvë dhe shqiptarëve a do të paguajnë ata deri në 8 euro për një udhëtim vajtje-ardhje në Rrugën e Arbrit, kur rruga të përfundojë sipas kontratës?!

%d bloggers like this: