Plas skandali/ Deputeti socialist uron Ditën e Pavarësisë me portretin e diktatorit Enver Hoxha mbi flamur

E pabesueshme por faktike është mënyra se si ka zgjedhur të uroj shqiptarët për festën e shpalljes së Pavarësisë, këtë 109 vjetor, deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela i cili ka shprehur urimet e tij përmes një fotoje ku shfqet diktatori Enver Hoxha me Flamurin Kombëtar. Deputetët e PD, më konkretisht Enkelejd Alibeaj, e ka quajtur këtë urim si një turp, e në një postim në rrjete sociale thotë se duhet urgjentisht të bëhet dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare. Nga ana tjetër, reagimeve, Çela i është përgjigjur me fjalët “Rrituni për Shqipërinë që duam!”.

 

%d bloggers like this: