PAS BARINJËVE, AKADEMI EDHE PËR PESHKATARËT/ ZANATI NUK DO TË MËSOHET MË NË DET TË HAPUR, POR NË KLASA TË MBYLLURA

I njohur botërisht si një zanat i trashëguar ose nxënë në praktikë e sipër, peshkimi në vendin  tonë do të mësohet, jo në det të hapur, por në klasa të mbyllura. Teksa prezantoi në Durrës buxhetin  për sektorin e peshkimit për vitin 2022, Rama tha: “Na duhet një shkollë. Sa më shumë rriteni, keni nevojë për specialistët të nivelit të lartë. Duhet të ndërtojmë shkollën profesionale për këtë industri që të lidhet me praktikën. 3 ditë në shkollë, dy ditë në punë, këtu është ideale. Dy ditë në anije, tre ditë në klasë. Kështu që edhe për këtë duhet të fillojmë punën dhe të caktojmë ku është vend ii duhur për shkollën. Mund të jetë mirë shkolla profesionale e peshkimit këtu. Në një mjedis fantastik, vijnë djemtë dhe nxënësit këtu, janë të lidhur me portin dhe kompanitë.  

%d bloggers like this: