Omicron alarmon autoritetet në Angli/ Rikthehet me detyrim mbajtja e maskës në ambientet publike

Shfaqja e varinatit më të fundit të koronavirusit Omicron, ka alarmuar autoritete në Britaninë e Madhe që të përshkallëzojnë msata kufizuese duke kthyer deteryimin për mbajtjen e maskës në ambient publike. Kjo shihet si një masë paraprake për të ngadalësuar përhapjen e variantit të ri të COVID-19, Omicron. Po ashtu, për njerëzit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga vende të tjera duhet të bëjnë një test PCR si dhe do të vendosen në karantinë.

Boris Johnson pritet të paraqesë planet për programin e dozës përforcuese në Angli në një konferencë për shtyp ditën e sotme. Të hënën qeveria njoftoi se të gjithë personat mbi 18 vjeç do të marrin një dozë përforcuese, ndërsa fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç do të marrin dozën e dytë.

Sipas të dhënave deri më tani, Omicron ka një rrezik më të lartë të ri-infektimit.

Por sipas shkencëtarëve do të duhen rreth tre javë përpara se të kuptojmë se si varianti ndikon në efektivitetin e vaksinave.

%d bloggers like this: