Në Kuvend ka kriminel në kartelat e FBI-së dhe Europolit/ Basha me tone të ashpra: Votoni vettingun në politkë, zhduk korrupsionin

Kryedemokrati Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ka reaguar me tone të ashpra, pas leximit të kodit të sjelljes së deputetit nga socialsitja Klotilda Bushka, ndërsa theksoi se në sallë ka kriminelë, të cilët janë në kartelat e Policisë sëShtetit, FBI-së, Europolit dhe Interpolit, ndaj këroi që të mos lexohet ky kod, të cilën kryedemokrati e konsideroi një harxhim kriminal parash. Gjatë fjalës së tij Basha bëri thirrje qeverisë që të votojë vettingun në Politikë si zgjdhjet të vetme për pastrim e politikës nga të korruptuarit.

“Kodi i sjelljes së deputetit, pse është një harxhim kriminal parash. Kjo nuk është gjë tjetër veçse një koperturë që doni të hidhni mbi një kuvend që ka një problem. Ka qenë edhe përpara 2013-ës, por që ka marrë përmasa botërore pas 2013. Këtu në këtë Kuvend ka kriminel, anëtar të krimit të organizuar në kartelat e Europolit, Interpolit, FBI-së dhe DEA-s. Ka bedel të organizatave kriminale. Mbit ë gjitha këtu mbrapa ulet dikush që ka përdorur fyerjet më të rënda ndaj zonjave në këtë parliament, tani dhe 8 vite, pa I hyrë gjemb në këmbë. Nëse do kishte proporcionalitet. Si mund të ikni ju na bëni morale për kodin e sjelljes së deputetëve. Pastroni sallën nga kriminelët, votoni vetingun në politikë. Më shumë vlen letra e banjos se sa kjo këtu. Kur të filloni me sanksione, për aq kohë sa ju ka mbetur, ai këtu (Rama) nuk duhet të vijë fare këtu. Mos e tundni litarin në shtëpinë e të varurit pasi po vareni në plepat e gjithë Shqipërisë si parti e kriminalizuar në palcë” – tha Basha.

%d bloggers like this: