Mungesa e infrastrukturës dhe kanalizimeve, përmbytet Gjirokastra dhe Vlora/ Bllokohen akse rrugore

Ulja e ndjehsme e temperaturave dhe reshtjet intensive kanë shkaktuar probleme në disa qarqe të vednit, kryesisht në jug. Moti i keq përgjatë natës ka krijuar probleme në Bashkinë e Gjirokastrës. Mësohet se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka dalë nga shtrati përroi i Lënxës në fshatin Lazarat duke krijuar probleme në qarkullimin e njerëzve dhe makinave që lidhin dy lagjet kryesore të këtij fshati. Ndërsa problematike qëndron situata në aksin rural Kolonjë-Golem ku inertet e rëna nga lartësitë si pasojë e shirave, kane krijuar bllokimin e rrugës. Momentalisht banoret e Golemit gjenden të izoluar nga pjesa tjetër e vendit si rrjedhojë e kësaj situate.

Reshjet e shiut të rëna me intesitet te lart mbrëmjen e djeshme, kanë sjellë problematika në rrugët e Vlorës duke përmbytur disa nga akset rrugore në qytet. Lungomare, zona te Albano dhe Romina dhe Biblioteka janë disa nga zonat nën pushtetin e shiut mbrëmjen e së dielës. Raportohet se disa automjete kanë pësuar defekte në momentin që kanë tentuare të kalojnë rrugën. Vështirësi kanë hasur dhe kalimtarët pasi trotuaret ishin përmbytur nga uji. Ndërsa disa lagje të qytetit bregdetar që prej vitesh përmbyten për shkak të infrastukturës dhe mungeses së kanalizimeve reshjet e djeshme i kanë ngujuar brenda në banesë banorët. Ditën e sotme pritet, të ketë sërish përmbytje për shkak të reshejve me intensitet të lartë

 

%d bloggers like this: