Mblidhen dy qeveritë/ Rama e harron, Kurti nis fjalimin për tërmetin tragjik: Dhimbja është e jona, patriotizëm do të thotë të luftosh korrupsionin

Kryeminsitri Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët që po zhvillohet sot në qyetin e Elbasanit mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, nisi fjalimin e tij duke kujtuar viktimat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit që mori 51 vjetë e shkaktoi dëm të pallogaritshme, duke theksuar dhimbja e familjarëe është dhe e Kosovës.

 “Më lejoni të përkujtoj se sot janë mbushur 2 vjet nga tërmeti në Shqipëri. Ne bashkëndjejmë me familjarët e viktimave, dhembja e tyre është e jona.‘- tha Kurti.

Ndryshe nga Kurti, Rama nuk e përkujtoi në asnjë moment këtë ditë të rëndë për vendin. Në këtë mbledhje Rama shpalosi disa nga pikat e marrëveshjes me Kosovën.

‘Të falsim si diplomatë, por të punojmë si patriotë’, kështu ka deklaruar më tej, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ndërsa i referohet luftës për krimin dhe korrupsionin, e cila sipas tij duhet të jet prioritet për të dyja shtetet.

“Le të flasim si diplomatë por të punojmë si patriot. Marrëveshjet duhet të zbatohen me cilësi. Patriotizëm sot është të luftosh korrupsionin dhe kriminin e organizuar, për media të lirë, gjyqësor të pavarur, e për drejtësi sociale, vetëm ku patriotizëm do i bëj qytetarët tanë krenarë të jetojnë në vendin e tyre. Duhet ta gjejmë thirrjen tonë të përbashkët”

Gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive Kosovë-Shqipëri, prezantoi marrëveshjen e arritur për lehtësimin e procedurave doganore mes dy vendeve.

Kryeministri Rama shprehu ambicien për ndërtimin e një hekurudhe Tiranë-Prishtinë, për të cilën do të bëhet një studim fizibiliteti së shpejti me qëllim synimin e përthithjes së fondeve nga bashkimi Europian për këtë projekt.

“Për hekurudhën Durrës-Prishtinë, nënshkruajmë një pikë akordësimi, për të filluar punimet për planin. Është një ëndërr e kahershme. Sot ne jemi besoj me të drejtë të lehtësuar, pasi hedhim një hap konkret.”

%d bloggers like this: