Masakra e 25 prillit/ PS nuk voton planin hetimor për zgjedhjet, PD: Skenar i qeverisë

PS nuk miratoi planin hetimor për zgjedhjet në Komisionin Hetimor, duke u bërë pengesë për hetimin e veprimeve të qeverisë para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Përfaqësuesit e maxhorancës votuan kundër planit të propozuar nga kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj, pasi kërkuan heqjen e 2 dëshmitarëve të thirrur nga PD, drejtuesit e SPAK dhe të Prokurorisë së Përgjithshme. PS kundërshtoi që hetimi për punësimet të shtrihej nga 1 janari 2020, siç kërkoi PD, por kryetari i Komisionit nuk i hodhi 2 kërkesat e PS në votim, duke cilësuar të paligjshme kufizimin e të drejtës për të hetuar. Përfaqësuesja e PS, Blerina Gjylameti, duke mbajtur haptas anë në debatin e brendshëm të PD, tha se pas dates 11 dhjetor, komisioni do të kishte mundësinë për të patur një kryetar tjetër. Alibeaj u shpreh se me votën kundër planit të hetimit, PS zbuloi skenarin për të penguar hetimin e masakrës zgjedhore, pasi pa plan hetimor, nuk mund të ketë hetim.

%d bloggers like this: