Kuvendi Kombëtar i PD më 11 dhjetor/ Dega 1 në Tiranë publikon emrat e delegatëve që firmosën

Dega numër 1 e PD-së në Tiranë ka publikuar sot emrat e delegatëve që kanë nënshkruar për të thirrur Kuvendin e PD-së, më 11 Dhjetor. Nga ambientet e PD-së, përfaqësuesi i degës tha për mediat se 83 përqind e anëtarëve kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit më 11 Dhjetor.

“Unë jam kryetari i degës numër 1 në Tiranë, jam me një grup përfaqësie për të bërë publike listën që kanë firmosur për të thirrur kuvendin nga anëtarësia më datën 11 dhjetor. Deklaroj para jush se e gjithë lista është firmosur me vullnetin e lirë për thirrjen e Kuvendit. Ju them që dega 1, 83% kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit në datën 11”, u shpreh kryetari i degës 1 në Tiranë, ndërsa më pas u lexuan dhe emrat e firmëtarëve.

Më herët, degë të tjera të PD-së kanë publikuar po ashtu listat e firmëtarëve, duke argumentuar se emrat janë zbardhur për efekt transparence. Më 11 Dhjetor, Kuvendi Kombetar është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, pas mbledhjes së firmave të demokratëve. Ndërsa kryetari i PD-së, Lulzim Basha thote se Kuvendi i PD do të mbahet më 18 Dhjetor.

%d bloggers like this: