Kryeministri i Kroacisë Plenkovic viziton sot Kosovën/ Zbardhet agjenda e takimeve

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic pritet të vizitojë sot shtetin tjetër shqiptar Kosovën. pasi është zbardhur agjenda, bëhet me dije se Kryeministri kroat do të pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministri Albin Kurti. Ceremonia do të nis në orën 10:00, ndërkaq menjëherë pastaj do të ketë takim të përbashkët. Pas takimit në orën 11:35 të dy kryeministrat do të mbajnë konferencë për media. Plenkovic do të pritet në takim edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

%d bloggers like this: