Krimi në Fier, të afërmit e 8-vjeçarit protestojnë në rrugët e Vlorës/ Bllokohet qarkullimi në disa zona

Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu i cili u vra nga fqinji i tij, kanë zhvendosur protestën e tyre në bulevardin e qytetit të Vlorës. Ata kërkojnë sensibilizim nga qytetarët e Vlorës që t’i bashkohen protestës e për të kërkuar drejtësi për Mateon, ndërsa kanë bllokuar qarkullimin në disa prej rrugëve të qytetit. Protestës së tyre, i janë bashkuar dhe disa qytetarë. Familjarët kanë marshuar nga paraburgimi deri në zonën e Skelës në Vlorë. Policia ka bllokuar rrugën ndërsa qarkullimi është ndërprere në bulevard.

%d bloggers like this: