KOSOVA NË HESHTJE ZGJEDHORE/ NESËR RAUNDI I DYTË E ZGJEDHJEVE LOKALE NE 21 KOMUNA

Sot nga ora 07:00, ka nisur heshtja zgjedhore për balotazhin e 14 nëntorit në Kosovë.

Në raundin e parë të zgjedhjeve vendore që u mbajtën më 17 tetor u zgjodhën 17 kryetarë komunash, ndërsa në 21 komuna të tjera qytetarët do të votojnë sërish për të zgjedhur kryetarin.

Sikur në rundin e parë, edhe në pesë ditët e fushatës në këtë raund të dytë u vërejt një fushatë më ndryshe sesa në zgjedhjet e tjera për shkak të pandemisë COVID-19.

Fushata për garën e balotazhit ka zgjatur pesë ditë, nga e hëna e 8 nëntorit deri të premten e 12 nëntorit.

%d bloggers like this: