I RASTËSISHËM APO JO? PËRFSHIRJA NË AKSIDENT E ESKORTËS SË BERISHËS, POLICIA VARIANT TË KUNDËRT ME TRUPROJËN RRETH DINAMIKËS SË NGJARJES

Dy janë variantet e dhëna për rrethanat që shkaktuan aksidentin ku u përfshi eskorta e Berishës në autostradën Milot-Mamurras, mbrëmjem e së premtes. Truproja e ish-kryeministrit, i pranishëm në vendgjarje, ka thënë se automjeti që ka ardhur në drejtim të atij ku ndodhej Berisha, po vinte me shpejtësi dhe në sens të kundërt lëvizjeje, çka policia e ka hedhur poshtë, në raportimin e ngjarjes mëse10 orë më vonë.

 

 

Përshkrimi truproja e Berishës i dinamikës së ngjarjes së një nate më parë ku eskorta e ish kryeministrit u përfshi në një aksident teksa po kthehej nga Kurbini, ku zhvilloi “Foltoren” e radhës, është e kundërt me verisionin që ka nxjerrë policia, shumë orë pasi ndodhisë. Ervis Tushe, truproja e Berishës, ka sqaruar në detaje rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia e shtetit raportuar ngjarjen shumë orë më pas duke folur për të tjera rrethana.

 

 “Pas takimit ne qytetin e Laçit, rreth ores 19:02, rruges ne kthim ne autostraden Milot-Mamurras, ne drejtimin tone vjen nje Mercedes i Bardhe 190 me targa te Kosoves, me shpejtesi ne kundravajtje. Fale aftesise te shoferit te makines se z. Sali Berisha u be e mundur shmangia e menjehershme e perplasjes, pasi makina ne kundravajtje ishte me shpejtesi tej normave te lejuara, po keshtu edhe dy makinat pas makines se z. Berisha, ndersa makina e trete e ndodhur balle per balle ka bere nje frenim te forte per ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga nje mjet rastesor. E gjitha kjo ka ndodhur per shkak te shoferit qe po I jepte makines me shpejtesi ne autostrade ne korsine e gabuar” thuhet në reagimin e truprojës së Berishës.

 

Ndërsa policia e Lezhës, në raportimin e vonuar të ngjarjes, përjashton versionin e Tushes, se automjeti që vinte në drejtim të atij ku ndodhej Berisha, ka qenë në sens të kundërt lëvizjeje.

Sipas bluve të Lezhës, ka nisur procedim penal ndaj 24 vjeçarit nga Prishtina që ishte duke drejtuar automjetin tip “Benz ” dhe “ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të deputetit Sali Berisha”.” Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë”, thekson  policia, në kundërshti me variantin e truprojës së Berishës. i pranishëm në vendgjarje.

%d bloggers like this: