‘Foltorja’, mbështetet nga zyrtarë të Europës e SHBA/ Berisha-Kim: Nëse ke prova për akuzat çoi në Gjykatën e Parisit

Lider historik i PD, Sali Berisha në konferencën e ditës së sotme i bindur në pafajsinë e tij i është kundërpërgjigjur deklaratës së ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, duke i kërkuar që nëse ka prova në lidhje me akuzat e ngritura kundër tij, atëherë le t’i dërgojë në gjykatën në Paris, e cila ka pranuar shqyrtimin e çështjes së ngritur nga vetë Berisha. Në vijim të argumentave Berisha shtoi se nisma e “Foltores” ka pasur mbështetje nga zyrtarë të lartë republikanë në SHBA.
Së pari, më duhet të them se “Foltorja” ka zgjuar shpresa të mëdha në mbarë botën. Dua tju informoj ju se kjo pritje në Shqipëri nuk është më pak entuziaste në vendet mike. Nuk janë më të pakta përgëzimet që po marr nga përfaqësues zyrtarë në Europë dhe nga nivelet më të larta të republikanëve në SHBA. Pra, për të mbyllur këtë problem, zonjës dhe cilido tjetër, që ka një provë dhe fakt të vetëm e ftoj ta dërgojë pranë gjykatës në Paris. Shpreh kënaqësinë time të madhe dhe mirënjohjen, se miq, përfaqësues të vendeve mike, personalitete të shquara të elitës politike amerikane, nuk pajtohen dhe nuk pranojnë e nuk binden. E marrin thjeshtë si një hakmarrje politike, deklaratën se kemi prova por nuk it hemi. Kjo ka marrë fund. Ke prova, çoi përpara gjykatës. Mund të them dhe këtë, në të dy anë të Atlantikut, miq të shquar që kanë parë dosjen, e kanë gjetur atë si në material”, tha Berisha.
Kujtohmë që Kim kishte deklaruar sot se nuk do të ishte e gatshme të bashkëpunonte me Berishën.

%d bloggers like this: