Flamuri është i gjithë shqiptarëve/ Meta nga Vlora: Sot ditë frymëzimi për t’u bashkuar e reflektuar që Shqipëria të jetë pjesë e BE

Në përfundim të ceremonisë me rastin e 109-vjetorit, të shpalljes së Pavarësisë, kreu i shtetit Ilir Meta nga Vlora theksoi se sot ka vetëm mesazhe bashkimi dhe se flamuri është i të gjithë shqiptarëve. Meta theksoi më tej se dita e sotme është një frymëzim për t’u bashkuar dhe për të reflektuar në mënyrë që Shqipëria të jetë vërtetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton prej kohësh në BE.

“Si mund të lëmë ne në heshtje festën më të rëndësishme të kombit tonë, ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe ditën e ditëlindjes së Adem Jasharit. Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi kudo për të gjithë shqiptarët sepse ky është flamuri i të gjithë shqiptarëve, është flamuri i Ismail Qemalit, por është dhe flamuri i Isa Boletinit. Është një frymëzim për t’u bashkuar dhe për të reflektuar në mënyrë që Shqipëria të jetë vërtetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton prej kohësh në BE”, tha Meta.

I pyetur për nisjen e punimeve në aeroportin e ri, Kreu i Shtetit tha: “Besoj se Vlora do jetë në krye të bashkimit në të gjitha kohët, siç ka qenë gjithmonë dhe të patriotizmit për të mirën e Shqipërisë”.

%d bloggers like this: