Festa e Pavarësisë/ Kryemadhi: Të realizojmë misionin e gdhendur në Himnin Kombëtar

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka uruar për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit tonë Kombëtar. Në postimin e saj në rrjetet sociale, kryetarja e LSI vë gishtin mbi “plagën” e fenomenit të largimit të shqiptarëve nga vendi.

“Sot ne nuk jemi në kushtet më të mira për të festuar, pasi shumë shqiptarë po largohen, të nxitur nga papunësia dhe pamundësia ekonomike. Ky vend është i bekuar me të gjitha të mirat, mirëpo njerëzit tanë po kërkojnë të drejtën për një jetë me dinjitet dhe më shumë mundësi larg tij. Të realizojmë misionin e gdhendur në Himnin Kombëtar, që Shqipëria të rrojë e fortë dhe të punojmë sëbashku për ta ndërtuar atë më të begatë”, shkruan Kryemadhi.
%d bloggers like this: