Evropa në “ethet” e Omicrom, 7 vende konfirmojnë raste të variantit të ri

Danimarka u bë vendi i 7-të evropian që konfirmoi raste të variantit të ri të COVID-19 Omicron. Autoritetet shëndetësore daneze thanë se kishin regjistruar dy raste në udhëtarë nga Afrika e Jugut. Më herët Holanda, Gjermania, Republika Çeke, Italia, Britania e Madhe dhe Belgjika kishin zbuluar raste të variantit të ri të koronavirusit.

13 nga 61 persona që mbërritën në Holandë me fluturime nga Afrika e Jugut të premten kanë rezultuar pozitiv për variantin e ri.

61 personat që rezultuan pozitiv për Covid të premten pasi mbërritën në dy fluturimet e fundit përpara se të vendosej ndalimi i udhëtimeve nga Afrika, u izoluan menjëherë ndërsa u krye sekuenca për të përcaktuar nëse kishin variantin e ri.

Ndërsa Britania e madhe njoftoi të dielën rastin e tretë të infektimit me variantin Omicron.

Në këtë situatë kryeministri Boris Johnson u detyrua të shtrëngojë masat për hyrjen e udhëtarëve në vend. Duke folur në një konferencë për shtyp të dielën, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se vende janë në “garë me kohën” për të izoluar dhe  trajtuar sa me parë variantin Omicron.

Por Presidenti i Afrikës së Jugut ka dënuar ndalimet e udhëtimit të miratuara kundër vendit të tij dhe fqinjëve te tjerë, pas zbulimit të Omicron. Ai tha se ishte “thellësisht i zhgënjyer” nga veprimi, të cilin ai e përshkroi si të pajustifikuar dhe bëri thirrje që ndalimet të hiqen urgjentisht. Mbretëria e Bashkuar, BE dhe SHBA kanë vendosur ndalime të udhëtimit nga Afrika e Jugut dhe vende te tjera afrikane.

Infektimi me këtë variant sipas të dhënave paraprake, mendohet se mund të jetë shumë i transmetueshëm dhe më rezistent ndaj trajtimit aktual, duke përfshirë edhe vaksinat.

%d bloggers like this: