Dramaturgu e shkrimtari i njohur, Fadil Kraja ndahet nga jeta në moshën 91-vjeçare

Dramturgu i shquar shqiptar Fadil Kraja, në moshën 91-vjeçare ka humbur jetën këtë të enjte duke shënuar kështu një humbje të madhe për botën e aritit. Shkrimtar i njohur kishte realizuar mbi 50 drama dhe komedi, njëkohësisht Kraja, mbante edhe titullin e lartë ‘Mjeshtër i madh’.  Lajmin e konfirmon Teatri Migjeni në Shkodër, përmes një njoftimi ngushëllues për humbjen e tij, ku dhe bën me dije se homazhe për Fadil Krajën do të zhvillohen ditën e nesërme.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se vdiq në moshën 91-vjeçare, shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, ‘Kalorsi i urdhërit së Skenderbeut’, ‘Mjeshtri i Madh’, ‘Krenaria e Qytetit’, Fadil Kraja. Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër, me datë 19 , nga ora 9-12, në hollin e teatrit ‘Migjeni’. Teatri ‘Migjeni’ i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe gjithë komunitetit të artistëve! I përjetshëm qoftë kujtimi i tij! U prehsh në paqe Fadil Kraja”, thuhetnë njoftimin e teatrit “Migjeni” në rrjetet sociale

Fadil Kraja mban nën emrin e tij një sërë veprash ku mes të cilave 23 drama, 3 vëllime poetike, 3 vëllime me tregime dhe 3 romane. Mes dramave mund të përmendim, “Fisheku në Pajë”, “Baca i Gjetajve”, “Gjaku i Arbrit”, “Çështja e Blertës”, “Rozafa” e “Flamur në Dasëm”.

 

%d bloggers like this: