Deputetja e LSI kërkon buxhet shtesë për arsimin: Të rriten pagat e mësuesve dhe akademikëve

Pasi liderja e LSI kërkoi suvencionim për bujqësinë, deputetja e kësaj force politike Erisa Xhixho kërkoi nga foltorja e Kuvendit që qeveria të shtojë 2 miliardë lekë në buxhetin për arsimin. Sipas Xhixhos 1.4 mld lekë duhet të shkojnë për arsimin bazë dhe 600 mln për arsimin e mesëm. Xhixho kërkoi 5 mld lekë shtesë për rritjen e pagave të akademikëve dhe fond të orientuar për kërkim shkencor.“Pagat e pedagogëve duhet të rriten, s’janë as në nivelit e rajonit”, tha ajo.

%d bloggers like this: