Dega 4 dhe 11 e PD në Tiranë bëjnë publik emrat e delegatëve që kanë fimosur pro 11 Dhjetorit

Dega numër 4 e PD në Tiranë bën publike emrat e 97 delegatëve të cilët kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD në datën 11 dhjetor të vitit 2021. Në total kjo degë ka plot 111 delegatë dhe vetëm 14 prej tyre nuk kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Po ashtu shumica dërmuese e delegatëve të PD në degën 11 në kryqytet, kanë votuar për mbajtjen e Kuvendit Kombetar me 11 dhjetor. Për të bërë transparence mbi formularët që janë depozituar në datën 10 nëntor, në zyrën e Kreut të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, sekretarja e  kësaj dege, publikoi të martën emrat e firmetarëve.

Nga 117 delegatë me të drejtë vote, kanë firmosur 88 prej tyree thenë ndryshe 79.5%, të cilët mbështesin nismën Foltore të liderit historik demokrat, Sali Berisha

“Këta janë delegatët që kanë firmosur formularët për thirrjen e mbledhjes së Kuvendit të Partisë Demokratike më 11 Dhjetor. Dega 11 ka 117 delegatë me të drejtë votë, nga të cilët 88 kanë firmosur, 5 janë emigrantë, duke e llogaritur në përqindje, i bie se 79.5% kanë firmosur thirrjen për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.”

Sekretarja Marku, dhe delegatët e kësaj dege, e  cilësojnë 11 dhjetorin  si ditë shprese për demokratët. Publikimi i emrave të firmetarëve bëhet në kuadër të transperences, në nje kohë që drejtuesit e selisë blu, hedhin akuza mbi vertetësinë e mbi 4200 firmave.

%d bloggers like this: