Çmimet e larta dhe inflacioni/ SHBA hedhin në treg 50 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike

SHBA do të hedhin në treg 50 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike të Amerikës për të ulur çmimin e naftës, në një veprim të koordinuar me vende të tjera si Kina, India dhe Britania e Madhe. Presidenti Biden udhëzoi të martën aktin jo të zakontë më synim zbutjen e efekteve të krizës së çmimeve.

Masat e reja kanë për qëllim të ndikojnë në tregjet globale, por po ashtu edhe tek konsumatorët amerikanë, që po ndeshen me rritjen e inflacionit dhe të çmimeve para festës së Falenderimeve dhe udhëtimeve të fundvitit.

Çmimet e benzinës gati janë dyfishuar krahasuar me një vit më parë. Ligjvensësit republikanë e kanë kritikuar administratën e Presidentin Biden për rritjen e inflacionit, që kapi shifrën e 6.2 për qind në tetor, më e larta e 31 vjetëve të fundit. Rezervat Srategjike të Naftës janë një sasi që ruhet për situata emergjente si fatkeqësi natyrore apo çështje të sigurisë kombëtare. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 605 milionë fuçi nafte në rezerva.

Por sipas statistikave ky veprim i shtëpsië së bardhë nuk do të ketë ndonjë një ndikim të ndjeshëm, nëse do të kemi parasysh faktin se amerikanët konsumuan 20.7 milionë fuçi nafte në vetëm një ditë gjatë muajit shtator. Kjo nënkupton që sasia e hedhur në treg nga rezervat është e barabartë me nevojat për dy ditë e gjysmë.

%d bloggers like this: