Berisha ‘Non Grata’ në SHBA/ Kongresmeni Zeldin letër Blinken: E papranueshme që nuk më jepni informacion për rastin

Kongresmeni amerikan Lee Zeldin, republikani që përfaqëson një rajon të Nju Jorkut nuk heq dorë nga zbardhja e së vërtetës sa i takon shpalljes ‘non grata’ të liderit historik demokrat Sali Berisha, që sipas tij, është e pa mbështetur në akuza konkte. Përmes një letre dërguar Sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, Zeldin kërkoi sërish informacion se ku është bazuar për të marrë vendimin, që i ndalon Berishës dhe familjes së tij, hyrjen ne SHBA. Kanë kaluar bërë pesë muaj që kur ai ka bërë kërkesën e parë për informacion, por nuk e ka marrë përgjigje. Në këto kushte Zeldin i kujton Blinken se Kongresi e ka për detyrë të mbikëqyrë ekzekutivin, duke përfshirë edhe Departamentin e Shtetit, ndersa e akuzon se po ngadalëson një kërkesë të Kongresit për transparencë, duke theksuar se kjo është e papranueshme.

“Kjo është kërkesa ime e tretë për informacion shtesë që kur kam ngritur çështjen e sanksionimit të Sali Berishës gjatë seancës dëgjimore me Sekretarin Blinken në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021.Kongresi luan një rol të jashtëzakonshëm mbikëqyrës për degën ekzekutive, duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë jashtëzakonisht pak detaje në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme që Departamenti  i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë.”

Në letrën e tretë dërguar Sekretetarit të shtetit, Zeldin thekson se nuk ka më kohë për të pritur, dhe kërkon përgjigje të menjëhershme.

“Duke pasur parasysh peshën e vendimit tuaj, ju kërkoj që t’i kushtoni kësaj çështjeje vëmendjen që meriton dhe pres përgjigjen tuaj të menjëhershme” thuhet në letër.

Në një seancë të Kongresit në qershor, Zeldin kërkoi nga Blinken informacion specifik për vendimin ndaj Berishës, por Blinken u shmang pa iu përgjigjur pyetjeve direkte, duke thënë se për informacione të mëtejshme mund ti drejtohet zyrës ligjore. Sipas Kongresmenit Zeldin,  përshkrimi në vendimin e DASH për shpalljen non grata të Sali Berishës, me argumentin se ka kryer  “korrupsionin domethënëse”, nuk është i  mbështetur ligjërisht, pasi nuk është paraqitur asnjë provë për të faktuar një gjë të tillë, ndaj ai këmbëngul, që Blinken të sqarojë si qëndron e vërteta.

%d bloggers like this: