Berisha njofton “Foltoren” e radhës nesër në Tropojë, fton demokratët të marrin pjesë

Sali Berisha përmes një postimi në profilin zyrtar ka lajmëruar se ditën e nesërme “Foltorja” do të zhvendoset në Bajram Curr, e ndërsa fton demokratët t’i bashkohen me qëllim që të krijohet opozita e vërtetë që sipas tij do të rrëzojë Edi Ramën. “Nesër ditën e Mërkurë më datën 1 dhjetor . 16:30 dhe do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kulturës së qytetit. Ftoj demokratet dhe demokratët të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë”,  shkruan Berisha në një postim në rrjeet sociale. Berisha në kuadër të kësaj nisme ka zhvilluar takime nga veri në jug, ku dhe është pritur me entuziazëm nga qindra qytetarë.

%d bloggers like this: