Berisha nga Mati: Në 11 dhjetor rithemelojmë PD-në, Ramës do t’i kthejmë përgjigjen më të hidhur

Sali Berisha në kuadër të Foltores zhvilloi një takim këtë të martë me demokratët në qytetin e Burrelit, ku dhe u prit me entuziazëm. Nga Mati Berisha u shpreh se në 11 dhjetor do të rithemelohet Partia Demokratike dhe pluralizmi shqiptar.

Lideri historik i PD tha gjithashtu se në 11 dhjetor Edi Rama do të marrë përgjigjen më të hidhur.
Firmat tuaja, mbështetja juaj do rithemelojë në datën 11 dhjetor Partinë Demokratike dhe pluralizimin politik shqiptar. 11 dhjetori vjen në Shqipëri si data e kurorëzimit të mrekullisë së dytë më të madhe shqiptare që nga 1990, e kurorëzimit me rithemelimin e PD. Ata që menduan se erdhi fundi i pluralizimit në Shqipëri, ata që menduan se narkoshteti do të jetë e sotmja dhe e ardhmja e shqiptarëve, ata që menduan t’u shkatërrojnë shqiptarëve forcën e idealeve të lirisë, të vuajtjeve dhe sakrificave të jashtëzakonshm,e gabuan rëndë. Edi Rama merr në 11 dhjetor përgjigjen më të hidhur që mund të ketë marrë kush në këto 30 vite”, u shpreh Berisha.

%d bloggers like this: