Aplikimet për vizë pune/ Ambasada Gjermane njofton rregullat e reja, ja çfarë duhet të keni parasysh

Ambasada Gjermane Tiranë ka njoftuar këtë të hënë rregullat e reja për të gjithë ata persona që duan të aplikojnë për lejeqëndrimi për asrye punë në këtë shtetet, pasi numri i aplikuesve ka qenë shumë i lartë, duke tejkaluar ndjeshëm numrin e orareve që mund të vihen në dispozicion nga ana e intitucioneve. Në njoftimin e ambasadës thuhet se rregullat e reja janë për personat nga Ballkani Perëndimor.

“Personat e interesuar do të kenë mundësinë që nga data 1 dhjetor në orën 09.00 deri më 17 dhjetor në orën 12.00, nëpërmjet sistemit online të caktimit të orareve të aplikimit të ambasadës të shprehin interesin e tyre për procedurën e shortit. Mes të gjitha kërkesave të regjistruara përmes një shorti kompjuterik do të përzgjidhet, se kush do të marrë një orar aplikimi për periudhën janar deri fillim shkurti 2022. Procedura e shortit do të realizohet secilën herë në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikëqyrjen e disa personave”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Më tej sqarohet se :

🔺 Regjistrimet e shumëfishta përjashtohen.

🔺 Ndryshimi i mëvonshëm i të dhënave të regjistruara është i pamundur.

🔺 Kalimi i orarit të aplikimit tek një person tjetër nuk lejohet.

🔺 Regjistrimi i mëhershëm nuk ka përparësi kundrejt një regjistrimi të mëvonshëm.

🔺 Angazhimi i palëve të treta (p.sh. agjensive) nuk është i nevojshëm dhe nuk sjell asnjë përparësi.

Ambasada nuk cakton takime esktra, ndaj ju lutemi të hiqni dorë nga kërkesa të këtij lloji.

%d bloggers like this: