Abuzimi me pushtetin paralizon demokracinë/ Basha: Vettingu në politikë çliron kapjen e shtetit

Teksa i referohet kapjes së shtetit, krydemokrati Lulzim Basha ka bërë sërish thirrje që të votohet vettingu në politikë, pasi ky i funit ka paralizuar demokracinë. Sipas Bashes, kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët ka arritur nivelin më të lartë, ndërsa thekson se edhe projektbuxheti 2022 është nëshërbim të klientëve.

“Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve. Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet vettingu në politikë”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale.

“Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare”, shton ai

%d bloggers like this: