4 viktima dhe 418 raste të reja me Covid-19/ 152 pacientë po marrin shërbim spitalor

4 viktima dhe 418 raste të reja pozitive, është bilanci i 24 orëve të fundit të koronavirusit ne vendin tonë. Ministria e Shendetësisë, njoftoi të djelën se  janë kryer 2,834 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 418 qytetarë, 164 në Tiranë, 35 në Durrës, 28 në Berat,  e më pak në bashkite e tjera. Janë 7,422 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.shendetesore. Janë shëruar 451 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit. Viktimat e fundit ishin te moshes, nga 49-85 vjec

%d bloggers like this: